Në 24 orët e fundit në Shqipëri 3 pacientë humbën jetë nga koronavirusi. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, pacientët e shtruar në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe Sanatoriumi nuk arritën që të mposhtin koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Situata është e njëjtë me ditën e djeshme, që po ashtu u regjistruan 3 vikt..ima.

Ndërkohë që janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2 10 më pak se dje. Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë Arrëz

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, krahasuar me 47 që ishin dje. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar