Gjykata e Posaccme e Apelit ka shpallur vendimin për 3 gjyqtarët e Durrësit Petrit Çeno, Klinton Spahiu dhe Petraq Dhimitri të akuzuar për korrupsion. Apeli i gjeti ata fajtorë për akuzën, por vendosi që ti dënojë me kusht me 4 vite të konvertuar shërbim prove

Ish-gjykata e krimeve të rënda i dënoi ata me nga 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar atyre u ulej 1/3 e dënimit

Shërbim prove është vendosur edhe për biznesmenin Namik Sadik, i akuzuar për korrupsion Aktiv. Ish- Gjykata e Krimeve të Rënda gjithashtu dha dënim plotësues për gjyqtarët, sipas të cilit, ata nuk mund të ushtrojnë funksione publike për 3 vite

Gjithsesi gjyqtarët do të vazhdojnë betejën në Apel, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm. Sipas akuzës, biznesmeni durrsak Namik Sadik kishte sponsorizuar udhëtime jashtë vendit për gjyqtarët, ku Sadik ishte palë në një proces civil që po shqyrtohej nga ata

Organi i akuzës si prova, radhiti udhëtimet në të njëjtën kohë të tre gjyqtarëve me biznesmenin në Itali dhe Spanjë. Gjithashtu edhe prerjen e biletave të udhëtimit në të njëjtën kompani, së bashku me akomodimin

Në bazë të hetimeve, gjyqtarët kanë udhëtuar për të ndjekur ndeshjen mes Real Madridit dhe Barcelonës në tetor 2014