Michael Schumacher dyshohet se është në gjendje vegjetative dhe nuk u përgjigjet dot familjarëve të tij. Kjo është ajo që deklaron një neurokirurg i njohur në Zyrit. Erich Riederer ka dhënë prognozën e tij në një dokumentar në kanalin francez TMC.
Unë mendoj se ai është në gjendje vegjetative, që do të thotë se është zgjuar por nuk përgjigjet. Ai merr frymë, zemra i rreh dhe ndoshta mund të ulet dhe të ecë si foshnje me ndihmë, por jo të bëjë më shumë veprime
Them se ky është maksimumi për të. A ka ndonjë shans ta shohim atë sikur ishte para aksidentit
Me të vërtetë nuk mendoj kështu, ka deklaruar Riederer. Rreth ish pilotit gjerman ka pasur shumë pak informacion dhe janë të paktë njerëzit që kanë pasur mundësinë ta shohin.
Schumacher bëri aksident me ski në vitin 2013 dhe për një kohë të gjatë ka qenë në gjendje kome. Më pas është raportuar se gjendja e tij është përmirësuar, por vetëm në krahasim me të shkuarën, pasi sikurse kuptohet ai nuk mund ti kthehet më jetës normale
Comments are closed.