Këngëtarja kosovare Fjolla Morina është ndaluar në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur ar.më zj.arri.

Policia ka bazuar edhe në informacionet e marra, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip Audi , me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F M dhe F S banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një ar.më zja.rri tip Zoraki, me 23 fi.sh.ek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

+