Kryeminsitri Edi Rama ka propozuar që Komisioneri i Lirisë së Medias në OSBE, Harlem Desir, të largohet nga detyra dhe vendin e tij ta marrë Ditmir Bushati, raporton Top Channel.

Bushati është një nga kritikët e qeverisë për Paketën AntiShpifje, duke e kundërshtuar në parlament këtë ligj dhe kërkoi që kjo paketë të shkonte në Komisionin e Venecias.

Kjo lëvizje e Ramës duket si një mënyrë për të bërë paqe me ish ministrin, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Bushati për këtë propozim.

Ditmir Bushati në janar të këtij viti është emëruar nga Rama si i dërguar i Posaçëm për OSBE