Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i bëri thirrje presidentit Ilir Meta dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, që të punojnë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda fundit të vitit

“Faleminderit Presidenti Meta dhe kryeparlamentari Ruçi, që e keni bërë të qartë që Shqipëria duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale tani. Jemi dakord

Duke marrë parasysh opinionin e Komisionit të Venecias, këta dy udhëheqës duhet të punojnë urgjentisht me institucionet përkatëse për ta realizuar këtë para fundit të vitit 2020” shkroi Kim në Twitter