Ndërsa nesër skadon afati për kandidatët që konkurojnë për plotësimin e 12 vendeve në KQZ, mësohen emrat e disa prej atyre që kanë aplikuar.

Gazetari Ergys Gjencaj raporton për BalkanWeb se kanë dorëzuar dokumentet për anëtarë të KQZ së, Helga Vukaj, ish ministre teknike e financave në PD në 2017

Kandidatë të tjerë janë Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu

Po ashtu ka dorëzuar në Kuvend kandidaturën për kryekomisioner edhe anëtari i KQZ së aktuale, Bledar Skënderi.

Juristi Leonard Gremshi aplikon për anëtar të Komisionit Rregullator dhe për në KAS. Dritan Caka që është jurist i PS pranë Këshillit Politik, kandidon për Rregullatorin dhe KAS.