Zhaklin Lekatari është një personazh mjaft i komentuar publik, reagimet se së cilës shpesh herë kanë pushtuar kryeartikujt e mediave rozë. E njohur tashmë për natyrën e saj të drejtpërdrejtë, gazetarja e njohur ka folur hapur për marrëdhënen e saj me dy ish-banorët e BBV2, Luizin dhe Kiarën.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Zhaklin është pyetur se si është marrëdhënia me çifitin e njohur dhe nëse e ka uruar dyshen për ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

E pyetur nëse ka kontakte me çifitin, ajo është përgjigjur:

“Nuk kam kontakte me të gjithë banorët e BBV”

Po a e ka uruar Zhaklin Lekatari çiftin për ardhjen në jetë të vajzës?

“Jo, me thënë të drejtën nuk e kam uruar. Sigurisht që ardhja në jetë e një fëmijë është gjithmonë e begatë dhe jetë të gjatë të gjithë ata që lindin, jo vetëm vajzës së tij por nuk mendoj se duhet të bëja një urim publik sepse nuk kam bërë urime të tjera publike për personazhe të tjerë. Nëse urimet i bëj, i bëj private, nuk i bëj asnjëherë publike. Mendoj se bërja e urimeve publike është pak sikur do të shesësh mend, që je njëri pozitiv dhe do pak nga vëmendja e tjetrit. Ndërkohë që unë mendoj se në këto ditë të bukura njerëzit duhet ta shijojnë vëmendjen e plotë dhe nëse dëshiron të bësh një urim, mund ta bësh edhe privatisht”.