Prefektura e Qarkut Shkodër, po monitoron situatën e vatrave të zjarrit në Qarkun Shkodër.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar 5 vatra zjarri në Bashkinë Shkodër (Vukatanë, Dobraç, Beltojë, Oblikë, Shirq) dhe 3 vatra zjarri në (Tarabosh, Velipojë dhe komuniteti Rom), 2 vatra zjarri në Bashkinë Vau Dejës ( Stajkë dhe Trush) 2 vatra zjarri në Bashkinë Malësi e Madhe (Koplik dhe Vrakë) ndërkohë që janë finalizuar me sukses operacionet e shuarjes së zjarreve

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, bashkë me Drejtorin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako si dhe Përgjegjësin e Sektorit të Planifikimit, Përballimit Emergjencave Civile dhe Krizave, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, Pëllumb Dani kanë inspektuar në terren situatën e zjarreve në Bashkinë Shkodër.

Institucioni i Prefektit Qarkut Shkodër i bën thirrje dhe inkurajon cdo qytatarë i cili konstaton vatra zjarri të telefonojë numrat e emergjencave 128, 119, 112.

Mirënjohës për forcat zjarrfikëse, për punën dhe angazhimin e tyre emergjent në këto 24 orë luftë me zjarrin.

Në ditët në vijim Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër do të vijojë monitorimin e situatës dhe do të bëj vlerësimin e dëmeve si pasojë e rënies së zjarrit.