Një tjetër mjek ka ndërruar jetë nga Covid19 Mësohet se mjeku i cili humbi jetën për shkak të koronavirusit është mjeku nga Kavaja, Sefer Dervishi.

Bëhet me dije se mjeku kishte më shumë se dy javë i shtruar tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” Përveç COVID mjeku Dervishi vunate nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19