Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 144 raste të reja të infektimeve nga Covid 19 dhe janë kryer 824 testime
Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon
55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër
Ndërkohë ministria njoftoi se, në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana
Numri total i viktimave që në nisje të pandemise, ka arritur në 341
Comments are closed.