
Frrok Gjini hyn në garën për zgjedhjet e 11 Majit me një virtyt të provuar nga banorët në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz dhe në të gjithë Qarkun e Shkodrës.
Si deputet në parlamentin shqiptar, Frrok Gjini është personi që loboi në cdo drejtori apo ministri për të qënë pranë halleve të banorëve të zonave të Qarkut të Shkodrës.

Me dy mandate si përfaqësues i qytetarëve, ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj kauzave të qytetareve dhe interesave të komunitetit të tij. Respekti dhe mirënjohja për të nuk vijnë vetëm nga radhët e socialistëve, por edhe nga të gjithë ata që e kanë njohur nga afër.

11 Maji është dita që ky besim dhe kjo vemendje të përkthehet në mbështetje reale me votë masive nga banorët e Qarkut të Shkodrës.