Nga Ilir Beqaj

Shqipëria mbylli javën e 27 që nga fillimi i epidemisë së Covid19 Pra ka kaluar më shumë se gjysma e vitit me bashkëjetesën me këtë sëmundje. Java e kaluar shënoi edhe ditën me numrin me të madh të rasteve të reja në nivel botëror që prej fillimit të sëmundjes që u shndërrua shumë shpejt në pandemi.

Në 11 shator 2020 janë shënuar 310,692 raste të reja në botë. Më të prekurat nga Covid 19 janë Amerikat. Në dy kontinentet së bashku janë 52 % e rasteve në nivel botëror dhe 56 % e fataliteteve në nivel botëror.

Brenda vendit ka luhatje të ndjeshme të përhapjes së sëmundjes midis qarqeve. Dominon Tirana, ndërsa  Dibra ka prekjen më të ulët.

Java e 27-të ka shënuar numrin më të ulët të fataliteteve në 6 javët e fundit.

Për rrjedhojë edhe shkalla e fatalitetit të rasteve është ndjeshëm më e ulët se javët e mëparshme.

Edhe vdekshmëria ka luhatje shumë të ndjeshme midis qarqeve. Kryeson Shkodra, ndërsa Berati ka shkallën më të ulët.

Në 4 javët e fundit ka një rritje të numrit të testimeve, por tashmë në nivele të qëndrueshme.

Megjithatë “positivity rate” mbetet ende shumë i lartë.