akimi mes kryeministrit Edi Rama me homologun grek Mitsotakis ka nisur në Greqi. Mediat greke kanë publikuar fotografitë nga momenti i takimit “bërryl më bërryl” ku të dy kryeministrat duken me sy të buzëqeshur teksa mbajnë maska në fytyrë duke respektuar rregullat e Covidit.
Ndryshe nga vizita në Turqi ku shoqërohej nga ministrja Belinda Balluku, kryeministri Rama ka zgjedhur që në udhëtimin në Greqi ta shoqërojë vetëm Endri Fuga ndërsa homologu grek nga Nikos Dendias. Në takimin e tyre, pritet që të diskutohet lidhur me pretendimin e Greqisë për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon.
Përpara se të udhëtonte drejt Greqisë, Rama pati një takim të ngushtë dhe me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, i cili ka pasur konflikte mjaft të ndezura së fundi me Greqinë.
Pikërisht për shkak të kësaj vizite, mediat greke shprehen se Ankaraja zyrtare do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të mos arrijë një marrëveshje me Greqinë. Ishte vetë Rama ai që zbuoi gjatë ditës së djeshme se me presidentin Erdogan, kishin folur dhe për konfliktet në Mesdhe, duke lënë të kuptohej se çështja e Greqisë nuk kishte qenë në plan të dytë
Comments are closed.