Prej ditësh tashmë Partia Socialiste, e cila drejton edhe qeverinë, ka ndezur motorët për të fituar një mandat të tretë në zgjedhjet e përgjithshmme parlamentare të datës 25 prill.

Një ditë më parë kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur sërish drejtuesit politikë të PS në selinë rozë. Rama i ka lënë porosi të vetëve daljen në fushatë dhe zgjidhjen e problematikave të raportuara prej qytetarëve

Ndërkohë që sot janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me diskutimet që janë zhvilluar, ku siç duket socialistët e kanë rritur edhe më shumë objektivin për numrin e mandateve që do të fitojnë.

Mësohet se brenda mbledhjes është diskutuar se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.

Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.

Sipas mazhorancës veriu ka më së shumti nevojë të përmirësohet, ndërsa në kryeqytet qytetarët janë më të kënaqur.

Pas 7 vitesh në qeveri, socialistët po ashtu kanë garantuar se tashmë, po bëjnë maksimumin për të rritur cilësinë e shërbimeve në të gjitha bashkitë dhe zyrat duke përmirësuar marrëdhëniet me publikun.