Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pasi mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave “Shqiponja” në Vlorë deklaroi se nuk do të jetë më ministër i qeverisë Rama, në rast se ky i fundit merr një mandat të tretë. Lleshaj deklaroi para gazetarëve se asnjë post nuk është i përjetshëm.
“Posti im sdo jete i përjetshëm. Nuk do jem i përhershëm në qeveri, është e sigurt se s’do të jem më ministër. Asnjë nuk është i përhershëm në një post” është shprehur Lleshaj shkurtimisht.
Muajt e fundit mediet pranë Ramës kanë sugjeruar se kryeministri duhet të largojë nga detyra ministrat që janë teknikë e nuk kanë popullaritet tek baza socialiste. Emrat e kritikuar kanë qenë Besa Shahini, Sandër Lleshaj, Arben Ahmetaj e Gent Cakaj.
Një deklatarë “surprizë” na erdhi pak ditë më parë nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila tha se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. Gjithashtu aj shtoi se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama .Pritet të shohim nëse do të kemi një reagim nga vetë ministrrat, Genc Cakaj dhe Arben Ahemtaj për “gojët e liga” që flasin për largimin e tyre.
Comments are closed.