Pas vendimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, për të lënë mandatin pas zgjedhjeve dhe largimit nga vendi, ka reaguar ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj duke dhënë mendimin e tij mbi atë çfarë mund të ketë ndodhur.

Në News24, Mustafaj tha se ministrja Shahini nuk po ikën më nder nga Shqipëria dhe se nuk do të ketë një të ardhme politike kudo qoftë, për shkak të imazhit katastrofik që ka lënë këtu.

Ajo nuk përfaqëson asgjë për PS. Ka qenë i pashpjegueshëm emërimi i saj si zv.ministre dhe aq më tepër si ministre. Nuk ka bërë asnjë transparencë kryeministri.

Besoj se z. Shahini nuk po ikën me nder. Nuk besoj se ajo ka një të ardhme politike kudo qoftë, duke pasur parasysh imazhin katastrofik që ka lënë këtu. Profili i saj më duket i tillë që kryeministri i ka thënë ‘boll se na mërzite shpirtin, ik tani, tha Musfataj