Ndryshime në qeveri, këta janë emrat e rinj që futen

Me vendim të Këshillit të Ministrave janë emëruar sot dy zëvendës ministrat e rinj të ministrisë së Drejtësisë

Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se Klajd Karameta dhe Adea Pirdeni kanë marrë postin si zëvendësit e Etilda Gjonajt te Drejtësia.

Pirdeni e Karameta, zëvendësojnë në këtë detyrë Toni Gogën, ish zv.ministër i larguar prej kohësh nga ky post, dhe Fjoralba Cakën, e cila dha dorëheqjen në muajin korrik 2020