Pasi shkatërroi ekonominë me platformën më të keqe qeverisëse që ka parë ndonjëherë vendi ynë me taksat më të larta në rajon e me shërbimet më të dobëta,Edi Rama me nga 3 policë për metër katrorë gjeti forcën të vinte në Shkodrën,që për 8 vite e ktheu 80 vite mbrapa në kohë. Edhe kësaj here erdhi për të mbushur me gënjeshtra qytetarët dhe të gjithë ata që e dëgjojnë.
Bypassi që ka filluar punimet që në vitin 2011,si një investim i qeverisë së asaj kohe për qytetin e Shkodrës,në 8 vite të qeverisë Rama nuk gjeti zhvillim,duke lënë me vite me rradhë vetëm grumbuj zhavori
Sot, vetëm pak muaj nga zgjedhjet Edi Rama premton përfundimin e Bypass-it si dhe mbylljen e letrave për shpronësimet. Nuk është vetëm rruga e Bypass-it që ka këtë problem,e njëjta problematikë është edhe për rrugën Shkodër-Velipojë,që po prap ka hasur probleme me shpronësimet,jo vetëm kaq por ka familje që janë prekur nga projekti dhe nuk janë të përfshira në listën e shpronësimeve. Është fatkeqësi që në 2020 ende diskutohen shpronësimet si një problematikë shtetërore dhe për shuma qesharake për qeverinë lihen pa përfunduar këto dy projekte
Edi Rama, mos u mundo të fajësosh askënd! Ti vetë punove për humbjen që do të marrësh në 25 Prill 2021
Comments are closed.