Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Fishtë është kapur me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke e akuzuar për hyrjen e qytetit.

Sipas Ramës, ajo pjesë e Shkodrës duket si Zimbabve dhe se është shumë larg qytetit të njerëzve që kanë bërë histori aty si Luigj Gurakuqi etj.

Eshtë e pamundur ti shmangësh lidhur me bezdinë që krijon për të parë, duhet të provojë që syri i saj që shqetësohet duke parë atë Zimbabve që ka lënë në hyrje dhe pasi ta pastrojë atë dhe të japë një provë që syri i saj sheh dhe shqetësohet kur i prishet niveli i horizontit për të parë të ardhmen atëherë mund ta diskutojmë

Po ta diskutojmë për ta bindur që këtu nuk bëhet fjalë për të bërë një rrugë, as për të bërë një shëtitore, por për të ndërtuar një bypass të qytetit që është dhe digë mbrojtëse nga përmbytjet. Kur sheh atë Zimbabve atje të rrëqethet mishi tha Rama.