Ish-ministri Ditmir Bushati është fotografuar duke darkuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim. Të dy, të ulur në një nga restorantet e Shkodrës, kanë darkuar së bashku, në kuadër të vizitës dyditore të Kim, në këtë qytet

Fotoja është publikuar nga TV1Channel. Nuk dimë të themi nëse kjo darkë ka qenë miqësore apo në kuadrin e situatës politike në vend, ndërkohë që është caktuar edhe data e zgjedhjeve parlamentare.

Gjithsesi, Bushati është rikthyer në Shkodër, aty ku vetëm pak kohë më parë shkonte si drejtues politik i Partisë Socialiste. Tashmë këtë detyrë e kryen Ilir Beqaj