Edhe pse jo zyrtarisht, fushata për zgjedhjet parlamengtare të 25 prillit ka nisur. Ndërsa PD por merret me kandidatët, PS ka ndezur motorët dhe ka kryer lëvizje nëpër qarqet e vendit, duke vendosur drejtorë të rinj politikë.

Lëvizja më e bujshme dhe që shkaktoi më tepër zhurmë ishte ajo e Shkodrës, ku kryeministri Edi Rama caktoi si drejtor politik në qarkun e Shkodrës, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Qarku kishte mbetur pa “kokë” që prej largimit nga strukturat të Valdrin Pjetrit, i cili i zuri vendin ish kryediplomatit Ditmir Bushati.

Pas emërimit Ilir Beqaj nuk shmangi komentet edhe për ish drejtuesin politik të PS në Shkodër, Ditmir Bushati, të cilit i kujtoi sesa kohë kishte pa u kthyer në qytetin e tij.

Postimi i Bushatit

Por nuk ka munguar as përgjigjia nga Bushati, ku i fundit ka postuar një foto nga Danimarka, teksa darkonte në një restorant të quajtur “Ciao Ciao” Të jetë një mesazh i koduar për Beqajn A do të ketë lëvizje të tjera me afrimin e zgjedhjeve Vetë Rama nuk e mohoi një skenar të tillë, ndërkohë që mbetet të shohim