Ish zëdhënsja e kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, ka ironizuar me kryedemokratin Basha për nxitimin e tij për të shkuar në zgjedhjet e reja.

Sot në Presidencë po zhvillohen diskutime për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare teksa opozita ka propozuar si datë të përbashkët për zhvillimin e tyre, 18 prillin.

Nga ana tjetër, Kreu i qeverisë Edi Rama duket se ka ‘lëshuar pe’ për datën e re të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm në vendin tonë. Gjatë takimit me Metën në presidencë, paraditen e sotme, Rama i është shprehur Presidentit se është i gatshëm për zgjedhje në çdo datë, përveç 2 Majit kur janë dhe Pashket Ortodokse.

“Nje gjë se kuptoj. Për ca arsye duhet nxituar me datën zgjedhjeve, kur dihet se qeveria është ne detyrë, me Kushtetutë, deri në shtator. Pse duhet më i lënë Ramës pesë muaj kohë për të bërë blerje deputetesh të rinj ( mbase dhe duke kthyer në favor të PS rezultatin e zgjedhjeve) por dhe pesë muaj kohë për të kaluar vendime e ligje duke qenëse ai ka dhe ekzekutivin dhe legjislativin

Nejse, këta duhet ta dine më mirë.

ps: unë nuk zë mend, prap vazhdoj mendoj si njeri normal” përmbyll Mëhilli.