Policia e Korçës i vuri prangat 3 te rinjve shkodrane, të cilët u kapën duke transportuar kundrejt fitimit 9 emigrantë të paligjshëm.
Në vijim të operacionit policor “Perimetri” u bë kapja e shtetasve: L. P., 38 vjeç; F. F., 20 vjeç dhe K. Gj., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasit e mësipërm janë kapur nga forcat e policisë në lagjen nr. 4, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetet tip “Volkswagen Touareg” dhe “Range Rover” nëntë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim
Comments are closed.