Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 156 raste të reja nga 865 testime.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4791 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 (dje ishin 164) 14 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, thuhet në njoftimin e ministrisë
Comments are closed.