Të kërkosh nëpër botë vende pa probleme fare është pothuajse absurde. Ama vendi ynë është i pari kur bëhet fjalë për vese tëpër të shëmtuara që dëmtojnë dhe shoqërine.

Pushimet verore i janë kthyer në makth një çifti i cili ka shkuar me demek për qejf në plazhin e Shëngjinit.

Në datën 20 gusht një vjedhje nga një person i paidentifikuar ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit, ku një hajdut ka marrë çantën e gruas, ku në të ka pasur paratë e shpenzimeve, 2 telefona, dokumentet e identifikimit dhe të gjitha gjërat e nevojshme qe i duheshin çiftit për plazh.

Këtë vjedhje e denoncon vetë personi që i ka ndodhur. Qytetarja ka dërguar mesazh në redaksinë e JOQ.

Ajo shkruan Pershendetje deshta te ndaj nje shqetesim me ju ndoshta edhe na behet ndonje zgjidhje “uroj” te ejten e kaluar me dat 20 gusht isha me te fejuarin ne Shqiperi ne plazhin e shengjinit , dhe aty ne plazh na ndodhi nje vjedhje, na moren qanten ku aty kishim parat, te dy telefonat dokumentet e identifikimit patent shoferin dhe te gjitha gjerat per plazh

ishte vetem nje minut i madh ku futem kembet ne det per disa sekonda dhe kur kthyem koken poshte qadres ku morem dhe qanta nuk ishte, aty u be tollovi njoftuam policine por pse ta njoftonim nuk na mernin ne dore nuk benin gjene qe duhet per te kapur nje hajn por shikonin vendin me habi sikur skishte ndodhur asgje , ndoshta ate qant sdo e gjejm kurre , por ishte pushimi me i keq qe perjetuam, pse duhet pa tjeter dikush ti prish dikujt jeten, apo pushimin siq na ben ne , kjo eshte gjeja me e ulet qe mund ti besh dikujt, esht shum keq kjo qe na ndodhi ndoshta per dike nk esht asgje po per ne ishte mjaft shqetesim , gjitha te mirat.


Shpresojmë që organet përkatëse të reagojnë sa më shpejt jo vetëm për këtë rast, por edhe për këtë fenomen që dëmton shoqërinë