Prokuroria e Posaçme ka pushuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, për të cili gazetari Artan Hoxha publikoi një video, ku pretendonte se socialisti po konsumonte mall

Mësohet se sipas SPAK, i ka pushuar hetimet me pretendimin se nuk ekziston fakti penal për të akuzuar Allën. Kryebashkiaku i Buklqizës, Lefter Alla i është nënshtruar edhe testit përgjigjia e të cilit ka dalë negative, dhe kjo gjë ka bërë që Prokuroria e Posaçme të pushojë hetimet. Por në lidhje me vërtetësinë e videos, nuk ka asnjë koment deri më tani. A ishte e vërtetë videoja ku ishte filmuar Lefter Alla, apo ëhstë montazh siç pretendoi kryebashkiaku?

Gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, ku pretendonte se socialisti po konsumonte mall Pas publikimit të pamjeve, një reagim i menjëhershëm erdhi nga Alla, i cili cilësoi videon si montazh duke pretenduar se i është bërë edhe presion që sipas tij veprojnë në Bulqizë për interesa biznesi, ndërkohë që PD kërkoi largimin e tij.