Ardian Iljazaj, ish drejtori i Hipotekës së Durrësit, i cili u shkarkua live në 2019-ën nga kryeministri, ka fituar një post të rëndësishëm. Iljazaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Durrësit

Iljazaj nuk e kishte aspak të vështirë të fitonte këtë post, pasi ishte kandidati i vetëm në garë. Vetëm pak muaj pas shkarkimit, ai do të kthehet sërish në një post publik.

Në tetor të vitit 2019, kryeministri Edi Rama, e shkarkoi live ish drejtorin e Hipotekës, pas denoncimeve të ardhura në portalin “Shqipëria që duam” Jo vetëm kaq, por kryeministri gjithashtu e quajti Iljazajn Halabak.

Tetor i 2019 duket i largët, pasi Iljazaj tashmë nga “halabak” është kthyer në një “djalë të mirë”