Bien shifrat e të shtruarve dhe intubuarve, si paraqitet situata e koronavirusit në spitalet Covid

Shifrat e pacientëve të shtruar në spitalet Covid ka rënë ndjeshëm. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se po trajtohen 95 pacientë tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” nga të cilët 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Një ditë më parë, po trajtoheshin 117 pacientë, ndërsa 16 prej tyre ishin në terapi intensive dhe pesë të intubuar.

“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID19 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 12 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse” njofton Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë humbur betejën me sëmundjen 2 pacientë si dhe është shënuar një record i ri rastesh të reja, 155 persona pozitive me Covid