Maniati Bill Gates ka bërë parashikime për Covid-19, ndërsa shpesh është lakuar nëpër mediat botërore për deklaratat dhe nismat e tij që kanë të bëjnë me pandeminë.

I cilësuar si personazhi që parashikoi pandeminë në vitin 2015, në një video që u bë virale në të gjithë botën, përgjatë kohës së pandemisë, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke dhënë opinionet e tij se si mund të mposhtet Covid19

Së fundmi ai ka bërë parashikime edhe mbi kapërcimin e këtij ngërçi të pazakonshëm të krijuar nga pandemia, mbi afatet e përfundimit të tij dhe kush do të jenë më të favorizuarit.

Sipas Gates, viti 2022 do të jetë viti kur COVID19 do të marrë fund në të gjithë botën.

Por Gates ka parashikuar që të pasurit do e kalojnë virusin në 2021, që dyshohet se ka të bëjë me vaksinën, çmimi i së cilës mund të jetë në vlera të konsiderueshme.