Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar takimin e rradhës në Malësinë e Madhe ku është takuar edhe me lahutarin Jonuz Delaj.
Gjatë takimit Kryemadhi ka kujtuar edhe disa vargje të poetit kombëtar At Gjergj Fishta, tek “Lahuta e Malcis”
Ajo ka vënë në dukje “dështimin e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Jashtme për çështjen e trashëgimisë jo materiale së lahutës në UNESCO. Megjithëse ka kaluar mbi një vit e gjysëm ende asnjë veprim, vetëm fjalë dhe propagandë. Ka shtatë vite në qeverisje dhe nuk ka bërë asnjë veprim për regjistrimin e Eposit të Kreshnikëve në trashëgiminë jo materiale në UNESCO, megjithëse studimi është i plotë dhe ka fituar dhe çmim nga Europa Nostra” shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale
Comments are closed.