Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Dy vëllezër haxhi kanë vdekur në të njëjtën ditë nga Covid19 në Pejë

Vëllezërit Mustafë Zekaj, 85 vjeç dhe Zekë Zekaj 78 vjeç, humbën jetën gjatë natës në Radavce të Pejës.

Ngjarja ka pikëlluar familjarët e tyre të cilët duhet të vajtojnë për dy vëllezërit në një ditë. Koronavirusi ka sjellë trishtim në jetën e shumë familjarëve, të cilët janë ndarë nga gjyshërit, gjyshet, baballarë dhe nënat e tyre. Ky virus nuk ka kursyer as mosha të reja

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas ISHPK-së u regjistruan 225 raste në Kosovë, prej tyre 6 nga Peja