
eetimes prej ditësh, pas publikimit të emrave zyrtar në zgjedhjet e 11 Majit ka zgjedhur që për kandidatët të nisë përshkrimin duke i prezantuar ato edhe para publikut.
Sot është radha të flasim për Marjan Ndërshtiqaj.

Marjani për të gjithë ato që se njohin është rritur në strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës në ZAZ2.
Gjatë periudhës së studimeve në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku u dallua për rezultate të shkëlqyera, ai merr edhe pozicionin e kryetarit të FRESSH në ZAZ2.
Më pas ai do të angazhohej pranë kësaj force politike edhe në garat elektorale në vitin 2017, 2021, 2022, 2023 dhe aktualisht është në garë për deputet në parlamentin shqiptar në listën e hapur të PS në Qarkun Shkodër.




Marjani ka përfunduar shkollën profesionale “Arben Broci” me rezultate të larta. Ndërsa studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë. Në rolin që ka pasur si drejtues, Marjani është spikatur në gatishmërinë që ka për të ndihmuar njerëzit, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe u ofruar zgjidhje praktike dhe të duhura.