Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës Fatlum Nurja në një lidhje me skype në edicionin qendror nformativ në Report Tv tregoi eksperiencën e tij pasi u infektua me COVID19

Nurja tha se në ditët e para kishte temperaturë 37.5 por më pas filloi të rritej edhe pse shenjat e tjera nuk ishin, aty më pas bëri tamponin dhe rezultoi pozitiv. Ai tha se e mori virusin në një udhëtim në Shkodër nga persona asimptomatikë, në të vetmin rast që nuk kishte mbajtur maskë.

“Nuk u ndjeva mirë, kisha një temperaturë 37.5, të dielën më bënë tamponin dhe të hënën dola pozitiv. U mjekova me antibiotikë. Prej 7 ditësh kërkova ndihmë e 127-ës. Mendoj se kam nevojë për një muaj për rikuperim.

Aktualisht jam në Velipojë me pushime. Në fillim ditën e parë edhe të dytë kujtova se ishte virozë, nuk kisha as djegie fyti as humbje shije asgjë, por më pas temperatura filloi të rritej. Të martën infektova miqtë e mi në një udhëtim në Gjirokastër.

Dita e 9 deri në ditën e 12 ishin ditët më të vështira, ndieja lodhje. Ditën e 5 e të 6 ndihesha më mirë. Ditën e 7 dola nga spitali. Dëmet më të mëdha i kisha në sistemin respirator. Mjekët, infermierët, sanitarët janë heronjtë, vrapojnë ditën dhe natën. Infektimi ndodhi në një udhëtim nga Tirana për në Shkodër, ku personat që më infektuan ishin asimptomatikë. Mosrespektimi i protokollit solli që të infektohesha, vetëm në një udhëtim nuk mbajta maskë” tha Nurja.

Ai gjithashtu tregoi se si është kujdesur për vetën gjatë qëndrimit në shtëpi. Duke treguar se ishte një eksperiencë e hidhur, Nurja u bën thirrje të gjithëve që COVID-29 nuk është shaka dhe maska duhet të mbahet.

“Jam vetëizluar në dhomë. Nuk kam komunikuar me të tjerë. Në tamponin e tretë negativ kam filluar të komunikoj, por përsëri respektoj protokollin. Ajo që duhet gjatë gjithë kohës është që duhet të përgatitet sistemi imunitar, të konsumohen vitaminat C dhe D, duhet të fillosh direkt lëngje, 2-3 litra lëngje në ditë.

Ndodh që disa mjekë në Shkodër nuk japin rekomandime se si të kujdesemi në shtëpi. Ishte një eksperiencë e hidhur, nuk është shaka tha Ish anëtari i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.