Dy persona janë mbytur në ujërat e lumit Buna një ditë më parë në Shkodër.Burimet bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme rreth orës 15:00 kur dy persona duke u larë janë mbytur në fshatin Darragjat të Njesisë së Dajcit në Bashkinë Shkodër.

Sipas burimeve për Report Tv, dy të mbyturit janë Dhurim Arra nga fshati Darragjat, 39 vjeç, dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy personave janë gjetur mëngjesin e sotëm nga polumbarët e forcave Renea.