Deputeti i opozitës Ralf Gjoni ka rezultuar pozitiv me Covid 19, ndërkohë që deri dje ka qenë në seancë në Kuvend. Lajmin e ka dhënë vetë Gjoni, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se ka pasur simptoma të lehta të sëmundjes, të ngjashme me një gjendje gripale

Gjoni shprehet se dy javët e ardhshme do të jetë i detyruar ti kalojë i izoluar në banesën e tij, dhe nuk do marrë dot pjesë në javën vendimtare, ku në Kuvend do diskutohet për hapjen e listave dhe ndryshimeve Kushtetuese

Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm , shkruan mes të tjera Gjoni.

Postimi i Ralf Gjonit Mirëmëngjes miq Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale. Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit. Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ar.mik të panjohur më parë.

Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët. Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.

Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm. Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të fr.ikshme pa u ndjerë fare.

Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin. Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup. Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.