Sot u paralajmërua se do Qeveria e Kosovës do të rishikoj masat e vendosur për parandalimin e Covid19 në vend. Po sot, u shënua numër rekord i rasteve të reja, 276. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjithashtu njoftoi për tetë të vdekur në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë pritet të propozojë kufizimet e reja e të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e parafundit e këtij muaji.
Sipas Indeksonline, kushte të reja do të ketë për qytetarët që hyjnë në Kosovë nga vendet me rrisk të larë të Covid-19, dhe për kosovarët që do ti kalojnë pushimet në këto vende, përfshirë Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Gjithnjë sipas të njëjtave burime, për 7 ditë do të izolohen kosovarët që do të pushonin në vendet fqinje, nëse nuk do të kenë një test negativ
Në vazhdim masat e plota që pritet të hyjnë në fuqi më 30 korrik.
Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.
Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.
Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.Dhe, të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID19
Comments are closed.