Qeveria shqiptare ka dërguar për miratim në Parlament ligjin që parashikon saktësimin e qartë asaj që pronat deri në 500 metër nga bregdeti janë shtetërore.

Në projektligjin e siguruar dhe e dërguar në Parlament, të siguruar nga Gazeta “Shqip” theksohet se “Qëllimi i nismës është plotësimi i kuadrit ligjor ekzistues mbi pronat e paluajtshme të shtetit, duke parashikuar dispozita për përkufizimin dhe identifikimin e bregut e detit, si pronë publike, mbrojtja e posaçme e bregut tëdetit, si një nga pasuritë me interes të lartë publik, e cila përfshin sipërfaqen e tokës përgjatë vijës bregdetare, që është pronë publike e patjetërsueshme”

Qeveria thekson se rrjedhimisht është e domosdoshme që kjo pronë (bregu i detit) të ketë një trajtim më të ndjeshëm në ligjin “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili, nëse do ta analizonim, është sipërfaqësor në parashikimet dhe rregullimet që përmban për pronat e paluajtshme publike në tërësi, jo vetëm për bregdetin. Aktualisht, ky ligj thjesht liston “vijën bregdetare për të hyrë në tokë”, si një ndër pronat publike, por nuk detajon asgjë lidhur me kuptimin, shtrirjen, kufirin dhe mbi të gjitha statusin e saj.

“Bregu i detit” është sipërfaqja e tokës përgjatë detit, me gjerësi dhe kufi të përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, e cila është pronë publike e patjetërsueshme” thuhet një nga amendamentet e propozuara..

Disa ditë më parë në konferencën për shtyp tre ministrat dolën në një konferencë për shtyp kur paraqitën nismën për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ministrat Lleshaj, Gjonaj dhe Balluku, por nuk duket se kjo nismë ka lidhje.

Po ndryshe nga drafti i hedhur për konsultim publik, nisma ka pësuar ndryshime, duke theksuar se kjo dispozitë nuk dot ë zbatohet për trojet e dhëna për interes publik.

“Prona të paluajtshme të shtetit, të cilat i kanë kaluar në përgjegjësi administrimi institucioneve qendrore, sipas dispozitave të këtij ligji, për tu vendosur në dispozicion të subjekteve të së drejtës private që synojnë realizimin e një interesi publik, pa qëllim fitimi, të themeluara dhe që funksionojnë sipas legjislacionit në fuqi për organizatat jofitimprurëse, do të përdoren për aq kohë sa subjekti privat jofitimprures ekziston, destinacioni i përdorimit dhe zhvillimit të pronës nuk ndryshon dhe kur në pronë është kryer investim mbi 5 milionë euro, për qëllimet e aktivitetit të tij” thuhet në amendamentin e kësaj nismjeje.

Më tej theksohet se “Rregullat dhe procedurat për lidhjen e kontratës së përdorimit pa afat, sipas kritereve të mësipërme, do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Në çdo rast, në kontratën e përdorimit do të specifikohet se pronës nuk mund ti ndryshohet destinacioni. Në asnjë rast kjo pronë, së bashku me ndërtimet, investimet dhe përmirësimet e saj, nuk mund të jetë objekt i asnjë barre hipotekore apo procedure ligjore nga kreditorët e subjektit juridik privat jofitimprurës, për të realizuar vjeljen e detyrimeve që këta kreditorë kanë ndaj personit juridik privat jofitimprurës”

©Copyright Gazeta Shqip

burimi:https://www.gazeta-shqip.com/biznes/shtetezimi-i-bregdetit-qeveria-con-ne-parlament-ligjin-ja-ndryshimet-e-fu