Turqia përgatit invazionin osman, dërgon anijet në Mesdhe, álarmohet Greqia

Turqia njoftoi dërgimin e anijeve për të kërkuar naftë dhe gaz në zonën e diskutueshme të Mesdheut lindor, veprim ky që rrit tensionet me Greqinë fqinje dhe njëkohësisht, veprimi i Ankarasë zyrtare duket se injoron thirrjet e vendeve të BE së për të mos e bërë këtë, raporton AP.

Nga Athina ka ardhur reagimi i parë, teksa zyrtarë të lartë u shprehën se Forcat e Armátosura Greke janë në gatishmëri .

Autoritetet në Ankara u shprehën se anija kërkimore Oruc Reis dhe dy anije të tjera ndihmëse, deri më dy gusht do të kryejnë kërkime në jug të ishujve grekë Rodos, Karpathos dhe Kastelorizo.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotaki deklaroi se me këto veprime, Turqia ka rritur agre.sionin e saj ndaj Greqisë, Qipros dhe Bashkimit Evropian në tërësi.

Edhe pse aleatë të NATO s, Greqia dhe Turqia janë në konflikt mbi të drejtën e shfrytëzimit të gazit dhe naftës në Rajonin e Mesdheut

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po kritikojnë gjithnjë e më shumë Ankaranë për qëllimin e saj për të zgjeruar hulumtimin në fushat që Athina i konsideron të vetat.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili ndërkohë po viziton Athinën, i bëri thirrje Turqisë të shmangë veprimet provokuese dhe të angazhohet në negociata me Bashkimin Europian.

Ne kemi një pozicion shumë të qartë: ligji ndërkombëtar duhet të respektohet. Prandaj, përparimi në marrëdhëniet me Turqinë mund të arrihet vetëm nëse Ankaraja shmang provokimet në Mesdheun lindor, tha Maas pas bisedimeve në Athinë me homologun e tij grek, Nikos Dendias

Turqia, nga ana tjetër ka akuzuar Greqinë se po përpiqet t’i mohojë asaj të drejtën për kërkimë dhe përfitime prej naftës dhe gazit në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, duke argumentuar se kufijtë e zonës për shfrytëzim tregtar duhet të llogariten në mënyrë të barabartë nga linjat bregdetare greke dhe turke, dhe jo nga ishujt grekë

Duke qenë e inspiruar nga e kaluara e saj osmane si perandori që dominoi për 5 shekuj, Turqia prej kohësh po tenton të shndërrohet në fuqi globale. Te Turqia e viteve të fundit, e udhëhequr nga Erdogan, Perëndimi në përgjithësi dhe, veçanërisht fqinji i saj, Greqia, po shohin hije kërcënuese të së kaluarës