Kryetari i PD Lulzim Basha, deklaroi nga Prishtina, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotit, se ai sapo të marrë postin e Kryeministrit të Shqipërisë do të heqë taksën prej 5 eurosh në rrugën e kombit.

Vendimi i parë që do të marr si Kryeministër i Shqipërisë që do ta marr pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të jetë heqja e taksës dhe traut në Rrugën e Kombit, e cila i heq mundësinë e zhvillimit ekonomik dypalësh. Po ashtu ne do të intensifikojmë bashkëpunimin dhe nxisim më shumë shkëmbimin në fushat e agrobiznesit, turizmit dhe industrisë” tha zoti Basha, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës

Kreu i PD-së, deklaroi se diplomacia shqiptare do të ngrihet në një nivel të lartë për të kthyer në nivelin e vitit 2007-2008 mbështetjen ndërkombëtare për Kosovën.

Basha tha se ka mbërritur në Kosovë pas ftesës që i është bërë nga Tirana prej kryeministrit Hoti, Presidentit Thaçi, kryetares së Kuvendit Osmani dhe drejtuesit e partive politike të Kosovës

Kreu i opozitës shqiptare deklaroi se liderët e Kosovës duhet të kenë parasysh se tek Partia Demokratike do të kenë një partner të devotshëm.

Taksa e vendosur në rrugën e Kombit është kundërshtuar nga të gjitha forcat politike në Kosovë, madje qeveria Haradinaj dhe ajo Kurti kërkuan zyrtarisht heqjen e saj