Nga Xhahid Bushati. Një ditë më parë takova të shoqin e Lirës, mësues Mustafën një model qytetarie në heshtjen e tij. Më qau hallin për të shoqen që e kishte të sëmurë rëndë. Fjalët që i nxirrte si me zor më ngjanin si lot. Ishte i dèshpëruar. Donte të fliste dhe të kërkonte ndihmë e shpëtim për të shoqen. Si në të tilla raste, i dhashë shumë fjalë miradije dhe optimiste, si Mos u mèrzit, Lira është grua e fortë dhe do ta kalojë edhe kësaj here Ai iku me lòt në sy, si një pemë dhimbjeje.


Papritur sot mësova se Lira kishte ndërruar jetë. Dhimbje dhe hidhërim…
E pata njohur Lirën shumë herët. Një grua me dramë jete në shpirt. I dha jetë në një moment të vështirë shkrimtari Arif Gjyli. Vetë Lira ishte bija e shkrimtarit të nderuar Teufik Gjyli dhe e Parashqevisë, një grua fisnike dhe model i rrallë jete familjare. Lira trashëgoi nga e ëma profesionin e bukur të Edukatores. Vetë Lira ishte një edukatore mrekullidhënëse.


Gjithmonë kur e takoja në shëtitjet e saj me të shoqin drejt Urës së Bunës gjithnjë më pyeste se çpo shkruaja, mi lavdëronte vjershat dhe më nxiste duke më thënë Shkruaj sa më shumë, Fëmijët duhet ta kenë letërsinë e tyre.
Dhe gjithnjë pas kësaj bisede, ashtu e qeshur më dhuronte buzëqeshje prej edukatoreje.


Mbaj mend që bëmë edhe një emision në Radio Shkodra, në kujtim të babait të saj shkrimtar. Ishim unë, Lira dhe Edlira e mbesa e shkrimtarit Teufik Gjyli, Folëm në emisionin e gazetares Merita Çoba. Lira dhe mbesa mbetëm të kënaqur nga biseda ime. Pas emisionit pimë një kafe dhe bëmë edhe disa fotografi.


Sot në një ditë dhimbjeje i pashë edhe një here fotografitë! Lirën nuk mund ta kuptoje pa buzëqeshjen e saj, të cilën ua dha pa kursim fëmijëve, njerëzve, familjarëve E tillë do të mbetet në kujtesën time Fisnike
Të qoftë dheu i lehtë Lira Gjyli