Jo vetëm e përndiqte dhe e kanoste, Klodian Duro rrahu keq ish-bashkëshorten, policia e arreston në flagrancë

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me arrestimin e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit Klodian Duro, i cili akuzohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

”Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.2 është arrestuar në flagrancë shtetasi

K.D., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, duke thyer urdhrin e mbrojtjes e marrë nga ish-bashkëshortja e këtij shtetasi, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj si edhe e ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme .

Materialet proceduriale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Përndjekja” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës””, njofton policia.

Bëhet me dije se ish-futbollisti i njohur ishte divorcuar me partneren dhe për shkak të mosmarrëveshjeve të shumta, ajo kishte marrë edhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata që e urdhëron Duron të mos i afrohet ish-bashkëshortes dhe as mos ta telefonojë.

Por në datën 24 mars, policia tregon se ish-futbollisti i njohur ka shkuar në banesën ku jeton ish-partnerja e tij. Ai i ka rënë derës dhe e ka kanosur për jetën ish-bashkëshorten, e cila ka formuar menjëherë numrin pa pagesë 129 dhe ka kërkuar ndihmë.

Më pas, gruaja ka firmosur edhe kallëzimin ndaj futbollistit, i cili gjendet në telashe. Pritet që për dhunën në familje ish-futbollisti do dalë para gjykatës ditën e shtunë, i dyshuar për dy vepra penale, njëra pasi ka shkelur një verdikt gjykate, e cila pasi i kishte dhënë urdhër mbrojtjeje, e urdhëronte ish-futbollistin mos t’i afrohej ish-bashkëshortes.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.