Ka zgjedhur të kandidojë për një mandat të dytë. Rektori në detyrë i universitetit te Shkodres Adem Bekteshi ka zgjedhur që përmes një komunikimi me mediat të shpalosë fillimisht arritjet në 4 vitet qe po leme pas.

Rritja e numrit të studentëve dhe konkurueshmëria në rang rajonal, janë dy objektivat kryesore të mandatit të dytë

Nuk preferon t’i përgjigjet akuzave të rivales së tij në këtë garë Suzana Golemi. Një ftesë e ka për studentët që në 30 korrik të bëhen pjesë e procesit vendimarrës.

Prej vitit 1988 që është pjesë e sistemit arsimor universitar, prof.dr Adem Bekteshi ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e kimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore të njohura në Europë e më gjërë.

Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin e përmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme, kimisë analitike dhe asaj ujore. Njihet si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht i teksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike. Me një kontribut të shquar në kërkimin shkencor ai ka një bibliografi të pasur me mbi 80 artikuj dhe kumtesa në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitesh është anëtar i komiteteve shkencore të shumë konferencave ndërkombëtare.