Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person nga koronavirusi, ndërsa janë konfirmuar 82 raste të reja.

Viktima është një 69 vjeçare nga Shkodra. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19 nga të cilat janë konfirmuar 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën dhe të respektojnë masat e vendosura.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance