Është finalizuar aksioni për kapjen e gomones në Vlorë e cila sot bëri që të ngrihej në këmbë e gjithë policia shqiptare atje, por edhe forcat italiane, të cilat me anë të Guarda di Finaza iu vunë nga pas

Ka qenë një ndjekje më shumë se pesë orësh dhe gomonia është gjetur e braktisur në grykëderdhjen e lumit Vjosë.

Tre skafistët që ishin në të kanë tentuar të largohen në pyllin Mifol, aty ku po zhvillohet një operacion për kapjen e tyre. Raportohet se 120 efektivë të policisë janë vënë në ndjekje të tyre