Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën në kuvend me thirrje ndaj deputetëve për të vendosur maskat, ndërkohë që në nisje të seancën e mbante edhe vetë një të tillë në fytyrën e tij.

“Maska është tanimë e detyrueshme ne ambiente të mbyllura. Ju lutem vini maskat, edhe ti zonja Hajdari. Sepse mua kritikojnë apo ironizojnë që jam pa maskë, por në mjedise të hapura mjafton mbajtja e distancës dhe mos kontaktimi me njerëzit, ndërsa në ambiente të mbyllura është e rëndësishme. Ja zonja Hajdari s’po e mban koma ndoshta se nuk ka” tha Rama

Ndërkohë menjëherë më pas Hajdari çohet nga vendi dhe shkon drejt e në foltore dhe i jep Ramës maskë, duke i thënë “duhet të jemi të barabartë”

E ndërsa kryeministri i thotë se po e mbaj si një flamur të bardhë paqeje. ‘Unë e kam maskën, por po e mbaj si një flamur të bardhë paqeje midis nesh” u shpreh Rama në fjalën e tij.