Gjatë ditës së sotme në Kuvend shumë prej deputetëve janë shfaqur pa maska, në kundërshtim me komunikimin e djeshëm të ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila tha se të gjitha ata që nuk do ti mbajnë do të gjobiten me 20 mijë lekë të vjetra.

Të parët që e kanë shkelur këtë vendim haptazi janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Rudina Hajdari, Halil Jakimi, Kujtim Gjuzi, janë parë që të mos mbajnë maskë, ndërsa vetë Edi Rama e mbajti atë në fyturë vetëm në momentin që ishte i ulur.

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi u tërhoqi vëmendjen duke kujtuar se institucioni i Kuvendit rrezikon të gjobitet me 7 milion lekë të reja për këtë gjë. Dhe sigurisht, këto para do paguhen me lekët e e taksapaguesve shqiptarë.

Hysi- deputetëve: Rrezikojmë 7 milion lekë të reja gjobë për kapricot e secilit prej nesh, ndërkohë ne duhet të jemi model

Ralf Gjoni i replikon: A vlen ky rregull dhe për kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin

Hysi Vlen. Dhe kryetari i Kuvendit është me maskë. Vendimi hyrë në fuqi dje

Ndërkohë që sapo mori fjalën në foltore, Rama i tërhoqi vëmendjen Rudina Hajdarit. “Zonja Hajdari maskën, maskën, maska është tanimë detyrim dhe në ambientet e mbyllura, dhe nuk është aspak e domosdoshme në mjediset e hapura” u shpreh Rama