Një vajzë 23 vjeçare ka ndërruar jetë në Infektiv. Ajo u dërgua në spital pasi u diagnostikua me koronavirus dhe ishte e intubuar. Nuk dihet ende nëse kishte sëmundje shoqëruese dhe ku u infektua me Covid.

23 vjeçarja është vìktima më e re e koronavirusit në vendin tonë, ndërsa me këtë rast totali i jetëve të humbura arrin në 98 Ministria e Shëndetësisë pritet të japë informacion zyrtar për vdekjen e 23 vjeçares

Më parë Faxweb.al raportoi se një 49 vjeçare nga Kruja e intubuar prej 10 ditësh ka humbur jetën në spitalin Covid si pasojë e koronavirusit. Mësohet se 49 vjeçarja është nënë e 7 fëmijëve, ndërkohë që ishte infektuar teksa punonte në një fasoneri në Krujë