Vetem ne vitin 2019 numerohen afro 6000 shqiptar te riatdhesuar nga Gjermania pasi kerkuan azil atje. Ne keto kushte prej muajit shkurt 2020, “Qendra Gjermane e Informacionit për Migracion, Arsim Profesional dhe Karrierë”, pjesë e GIZ, ka ofruar  trajnime përmes punës, në bashkëpunim të ngushtë me hotele të zgjedhura dhe përmes mbështetjes së Zyrave Rajonale të Punës. Qëllimi është të sigurohet mbështetje për kualifikim në punësim duke I krijuar mundesine atyre te gjejne nje pune ne sektorin e mikpritjes dhe te stabilizohen ne vendin e tyre.

Mirela Andoni kordinatore e trajnimit tha qe vetem ne Durres viten e shkuar kishte kerkese per te punesuar 800 persona ne sherbimet e mikpritjes ndaj ky trajnim qe perfshin edhe masat e covid 19 eshte I nevojshem

E kthyer nga Stuttgart  ne Gjermani nje prej zonjave te trajnuara thote se gjithmone e ka pare zgjidhjen e nje jete me te mire jashte vendit, por me trajnime te cilat e ndihmojne te shoh mundesine e punesimit ndihet edhe me optimiste ne vendin e saj

Trajnimet jane zhvilluar  në tre qytete: Durrës, Shkodër dhe Tiranë. Në një hark kohor prej katër javësh, trajnues të kualifikuar dhe profesionistë të fushës ndajnë eksperiencën e tyre me të rinjtë në fushat e Mikpritjes, Kuzhinës , Shërbimeve, Mirëmbajtjes.  Gjithashtu pjesamarrësit janë trajnuar tё zbatojnё protokollin e masave Covid 19 nё industrinё e mikpritjes.eetimes