Shkencëtarët kanë oarashikuar një valë të fuqishme koronavirusi në stinën e dimrit. BBC, shkruan se shkencëtarët kanë parashikuar se Britania e Madhe mun dtë përballet me 120 mijë vdekje të tjera, këtë dimër që po vjen.
Sipas të njëjtit shkrim, shkencëtarët parashikojnë se në rastin më të keq, vala e dimrit të Covid-19, mund të vrasë maksimumi 251 mijë persona, vetëm në spitale. Ata shprehen më tej se kulmi i pandemisë mund të arrijë në muajin janar apo shkurt.
E vetmja gjë që mund ta parandalojë këtë valë të dytë, është izolimi i njerëzve, përdorimi i medikamenteve të duhur dhe dalja e vaksinës.
Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar bazuar në raportin e shkencëtarëve ka theksuar se ekziston ende një shkallë e lartë e pasigurisë se si do të veprojë pandemia këtë dimër.
“Rreziku mund të zvogëlohet nëse veprojmë menjëherë. Virusi mund të jetojë më gjatë në temperatura të ftohta dhe ka më shumë gjasa të përhapet kur njerëzit kalojnë më shumë kohë në një ambient të mbyllur. Spitali do të jetë i mbingarkuar, jo vetëm nga një valë e dytë e koronavirusit, por edhe nga gripi sezonal dhe ngarkesa normale që ka çdo sezon shton më tej BBC.
Prof Stephen Holgate, ka shtuar më tej se vala e dytë, padiskutim që do të sjellë më shumë vitkima. Ai është specialist në Spitalin Universitar Southampton Trust, dhe shton se duhet nxituar që të parandalohet ky rrezik.
Një tjetër studiues, që mori pjesë në këtë çështje deklaroi se tashmë, pas një vitit të vështirë njerëzit nuk duhet të humbasin besimin.
„Është shumë e lehtë të humbasësh besimin, por duhet kurajo tregon Prof. Dame Anne Johnson më tej.
Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar 13 milionë, SHBA-ja dhe Brazili prijnë edhe me numër të të infektuarve, edhe me numër të viktimave.
Jashtë Amerikës, India është vendi më i prekur nga koronavirusi. Numri i rasteve atje u rrit sot, me më shumë se 28,500 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë e Indisë raportoi gjithashtu për 553 vdekje në 24 orët e kaluara, të cilat e çojnë në 23,727 numrin e përgjithshëm të viktimave
Comments are closed.